16:19 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Renditja në tabelë, pas ndeshjeve të sotme

Kanë përfunduar tri takimet e ditës së sotme të Superligës, e vlefshme për javën e 18-të.

Lideri i tabelës, Ballkani fitoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Drenicës.

Fitore bindëse kishte edhe për Prishtinën që mposhti Vushtrrinë 3:0.

Befasinë e shkaktoi Ferizaj që mori një pikë ndaj Feronikelit me rezultatin 1:1.

Pas ndeshjeve të sotme, tabela nuk ndryshon me skuadrat që mbetet në ato pozita që ishin edhe në pjesën vjeshtore.