75 Mall Live Search
23:02 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Renditja tabelare në grupin 3, Liga D – Kosova lidere

Përveç Kosovës, në grupin 3 të Ligës D, u zhvillua edhe ndeshja Malta – Azerbajxhan.

Ndeshja e lartëcekur mbaroi me rezultat, 1-1 dhe normalisht se ky është një lajm i mirë për Kombëtaren kosovare.

Pasi që, Kosova mbetet e vetme në vendin e parë me katër pikë të grumbulluara – pas një barazimi dhe fitore, transmeton IndeksOnline.

Konkretisht, Kosova renditet në vendin e parë me katër pikë e ndjekur nga Ishujt Faroe me tri pikë të grumbulluara.

Ndërsa, në vendin e tretë gjendet Azerbajxhani me dy pikë dhe Malta në vendin e fundit me vetëm një pikë./IndeksOnline/