15:54 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Renditja tabelare në Superligë pas derbit, Drita – Feronikeli

Të premten, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina u përballë me Ferizajn.

Skuadra e Mirel Josas nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në Ferizaj, duke lënë mundësi për Feronikelin.

E sot, Feronikali në Gjilan, përballë Dritës, kishte rastin ta kthente vendin e parë në renditjen tabelare, transmeton IndeksOnline.

Por, skuadra e Zekirija Ramadanit barazoi ndaj kampionit aktual me rezultat, 1-1, duke mbetur në vendin e dytë.

Kurse me këtë barazim, Drita mbeti në vendin e pestë me vetëm 23 pikë të grumbulluara nga 16 xhiro të zhvilluara.

Kurse, Prishtina vazhdon të jetë lider në renditjen tabelare edhe pas kësaj xhiro./IndeksOnline/