15:20 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Renditja tabelare pas javës së 13-të, “buzëqesh” Ismet “baba”

Gjilani “shpartalloi” Ferizajn 4:0 ndërsa Drita u mposht 1:0 ndaj Flamurtarit në dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në futboll.

Ismet Munishi po tregon që është “baba” duke vazhduar primatin në Superligë me 29 pikë pas 13 xhirove, i ndjekur menjëherë nga Gjilani me dy pikë më pak, shkruan Indeksonline.

Drita ngec me 24 pikë aq sa ka edhe Prishtina që e përbëjnë top 4shen. Pas tyre vjen Llapi me 23 pikë./Indeksonline/