18:50 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Rëndohet bilanci në Itali, 221 viktima dhe 21,994 raste të reja nga Covid-19

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Evropë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 221 persona dhe janë infektuar 21,994 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 37,700 ndërsa numërohen në total  564.778 persona të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 271.988 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 1,411 të tjerë.