75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / P M

Rëndohet bilanci në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre një kameriere

Një i vdekur dhe tre të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.

Top Channel raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës.

Mes të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso si dhe një kamariere.

Ende nuk dihet asgjë për autorët apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.