75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Rëndohet gjendja e pacientëve në Spitalin e Pejës/ 17 persona në gjendje të rëndë nga Covid-19

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19, e prej tyre 17 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 77 pacientë janë me oksigjeno terapi.

Ndërsa 3 të tjerë janë në respirator CPAP.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet tutje në njoftim.