10:40 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës: 65 pacientë në oksigjenoterapi, 17 në gjendje të rëndë

Gjendja me koronavirusin në Spitalin e Pejës vijon të jetë e rëndë.

Aktualisht në Spitalin e Pejës po trajtohen 111 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në respirator, 65 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa 17 janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa, 15 pacientë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.