16:04 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / L K

Rëndohet situata te Barcelona, lëndohet Pedri

Nuk ka aspak qetësi te Barcelona. Lajmi tjetër i hidhur është lëndimi i ri që ka pësuar Pedri. Mesfushori ka shfaqur sërish probleme muskulare dhe është lënë jashtë listës së skuadrës.

Pedri do të mungoi në ndeshjen e radhës ndaj Almerias dhe miqësoren ndaj Dallasit. Gavi, Ter Stegen, Marcos Alonso dhe Iñigo Martínez janë në listën e të lënduarve te Barcelona.

Nga lëndimi i parë që ka pësuar këtë sezon, Pedri humbi 12 ndeshje për shkak të një dëmtimi në rektus femoris të kofshës së djathtë./Indeksonline/

Mos i humb