75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 29 Shtator 2023 / L K

Rëndohet situata te Manchester United, dy lëndime të reja

Situata te Manchester United vazhdon të rëndohet. Së fundi kampi i skuadrës së Ten Hag ka marrë dy lëndime të reja.

Reguilon ka pësuar lëndim në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për së paku 2 javë.

Lajm i keq është lëndimi i rëndë që ka pësuar Lisandro Martinez.

Mbrojtësi argjentinas do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të përsëritur./Indeksonline/