‘Reni i gjatë është’, Fero me paralajmërim që po bën xhiron e rrjetit
Reperi i njohur Fero ka ndezur kureshtjen e të gjithë ndjekësve të tij me një postim të fundit në Instagram, ku paralajmëron një vit mjaft aktiv në muzikë.
Përmes një liste të gjatë të publikuar në Story, ai ka zbuluar titujt e dhjetëra këngëve që pritet të shohin dritën e publikimit së shpejti.
Në listën e titulluar “Tu e mledh Zullumin”, vërehen tituj si “Al pacino”, “Cartiera”, “Murda Muzik” dhe shumë të tjerë që premtojnë kthimin e stilit të tij karakteristik. Ajo që bie në sy është se shumë prej këtyre këngëve janë shënuar si bashkëpunime, duke lënë të kuptohet se Fero po përgatit surpriza me emra të tjerë të skenës që ende nuk janë bërë publikë.
Mbetet ende e paqartë nëse kjo listë e madhe këngësh do të vijë në formën e një albumi të plotë apo si projekte të njëpasnjëshme “singles”. Megjithatë, mesazhi i tij “Hala reni gat o” tregon qartë se reperi ka një sasi të madhe materiali muzikor të gatshëm për fansat e tij.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur publiku pret me padurim të shohë drejtimin e ri muzikor të Feros për vitin 2026. Me tituj si “Lamtumire”, “Te dua” dhe “More Money More Problems”, duket se do të kemi një miks mes temave personale dhe ritmeve të forta që e kanë karakterizuar gjithmonë karrierën e tij.


