75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / G T

Rënia drastike e Jhon Duranit, futbollisti bëhet me klub të ri

Jhon Duran do të vazhdojë karrierën te Zenit St. Petersburg. Marrëveshja mes klubeve është tashmë e përfunduar, me dokumentet që janë firmosur dhe gjithçka e mbyllur zyrtarisht.

Fillimisht, Fenerbahçe ka vendosur të ndërpresë huazimin e sulmuesit nga Al Nassr, duke hapur rrugën për një huazim të ri direkt nga Al Nassr te Zenit, shkruan Indeksonline

Lëvizja do të jetë huazim i thjeshtë, pa asnjë klauzolë blerjeje të përfshirë në kontratë.

Ndërkohë, Lille nuk ka qenë asnjëherë realisht pranë transferimit të lojtarit, pavarësisht spekulimeve në media. Vendimi final i Duránit dhe klubeve ka qenë Zenit St. Petersburg./Indeksonline/