75 Mall Live Search
13:23 / E Hënë, 10 Prill 2023 / k.v

Rënia e ashensorit në ‘Emshir’/ Policia jep detaje për rastin ku mbetën tre të lënduar

Tre persona janë lënduar pasi ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi” në ‘Emshir’ të Prishtinës ka rënë poshtë.

Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha për IndeksOnline se policia në koordinim me policinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në  lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku  janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Policia është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/