12:24 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / mp

Rënia e çmimeve në bursën ndërkombëtare, Berjani tregon se a do të ndikojë në Kosovë

Çmimet e naftës së papërpunuar në ShBA ranë të martën nën 78 dollarë për fuçi për të arritur pikën më të ulët që nga korriku, pasi të dhënat e dobëta ekonomike globale errësuan shqetësimet se lufta Izrael-Hamas mund të shpërthejë në një konflikt më të gjerë rajonal.

Ndikimi në bursën ndërkombëtare do të afektoj edhe në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë janë në rënie.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se çmimi naftës është 1.44 cent, ndërkaq i benzinës 1.36 euro deri në 1.42 euro.

“Çmimi i derivateve është në rënie, çmimet në tregjet ndërkombëtare në bursë  ka prodhim të shtuar nga organizata OPEC. Kjo po reflekton edhe te ne në Kosovë.

 Çmimet e derivateve në regjion sot janë në Shqipëri një litër naftë  Dizelli 1.87 euro,  benzina 1.88 euro.  Nuk mund të parashikojmë me saktësi se sa do të kemi çmimet në ditët në vijim, pasi që nuk mund ti parashikojmë lëviyjet në tregjet ndërkombëtare. Por mund të them se do të ketë trend të rënies së derivateve”, tha Berjani./Indeksonline/