Rënia e Ferizajt nga Superliga – Gashi tregon se ç’ndodhi me “Ujqit”, flet edhe për të ardhmen e tij

Klubi i Ferizajt pritej të ishte një nga skuadrat më të mira në Superligë këtë sezon për shkak të cilësisë që kishte dhe ardhja e invesitorëve të ri nga Anglia rriti shpresat se shumë shpejt Ferizaj do të ishte një nga ekipet më të mira në Kosovë.
Por, ndodhi e kundërta. Ferizaj ra nga liga dhe pati shumë probleme financiare.
Futbollisti i Ferizajt, Dren Gashi në një prononcim për Indeksonlinen foli për të ardhmen e tij.

“Matematikisht kemi rënë, por i kemi edhe dy ndeshje të fundit, njëherë do të pres të përfundojnë pastaj do të vendosi për të ardhmen time shumë shpejt besoj. Pasi që jam lojtar i lirë dhe më skadon kontrata me Ferizajn. Prandaj është herët të flasim se a do të jem apo jo pjesë e Ferizaj në të ardhmen”, u shpreh ai fillimisht.
Gashi tutje tregoj se a ka oferta nga klubet tjera të Superligës së Kosovës.

“Klubet e tjera normalisht qe janë te interesuara për secilin lojtar te Ferizajt pasi që edhe pse situata është e tillë, Ferizaj ka mjaft shumë super lojtar që mund t’ju duhen skuadrave të tjera të cilat do të mbesin në Superligë sezonin e ardhshëm”, tha futbollisti i njohur.
Në fund, ai foli edhe për problemet në klub dhe për premtimin që dhanë anglezët e famshëm.
“Problemin e Ferizajt besoj e dinë që të gjithë pasi që i gjithë viti shkoi duke u marrë me pjesën e financave dhe të krijohet stabilitet në klub qysh edhe premtuan anglezët e famshëm por fundi doli që klubi dështoi në çdo aspekt. Përveç te atij të organizimit dhe atmosferës brenda klubit”, përfundoj Dren Gashi./Indeksonline/
