Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës, Rama: Duhet të merren masa ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës, do t’i shikojmë të gjitha ndërtesat sepse kjo na jep një informatë të zymtë rreth pranimeve teknike

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama në një konferencë për media ka folur lidhur me incidentin që ka ndodhur ditë më parë ku si pasojë e rënies së kulmit në objektin e Komunës së re të Prishtinës, një person është lënduar rëndë.
Ai tha se raporti për dëmtimin e kulmit, do të kryhet në mënyrë profesionale sipas dëshmive. Ai ka paraqitur raportin preliminar i cili tregon arsyet pse ka ardhur deri tek rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.
“Kam marrë informatën sa kam qene jashtë vendit. Të marrë vlerësim preliminar rreth arsyeve pse ka ndodhur ky aksident që ka lënduar një qytetare. Gjendja e saj është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë. Kur kam dëgjuar që problemi me kulm ka qene dhe më parë në vitin 2017, në momentin kur ka ndodhur incidenti kam ftuar të bëhet një ekspertizë urgjente, analizë preliminare për të ditur çka e ka shkaktuar këtë aksident. Ekspertët Visar Geci dhe Gezim Kastrati për të analizuar dhe për te na dhënë një analizë preliminare se cila ka qenë arsyeja për rrëzimin e kulmit. Prezantim të shkurtër të vlerësimit preliminar të gjendjes së kulmit dhe çka mendohet që ka qene problemi dhe veprimet që dihet merren më tutje për përmirësimin e gjendjes”, tha Rama.
“Ne jemi të hapur për çfarëdo ekspertize me ndodh. Rasti ka qene super urgjent. Nen këtë kulm ka instalime te rrymës nëse ne skishim intervenu menjëherë kishte mundur te kallet ndërtesa. Vlerësim preliminarvtë gjendjes se çfarë ka ndodhur. Ndërtesa është e hapur dhe për vlerësime të radhës, që merre parasysh të gjitha proceset prej fillimit te ndërtimit të ndërtesës. Para dy vitesh në secilën pjesë e objektit ka depërtuar shiu dhe si rezultat i asaj e kemi pasur te arsyeshme ta kemi një kontratë për të parë izolim ventilimin e kësaj ndërtesa është dashur të këtë intervenime të ndryshme për te qene ne gjendje të mirë. Tash e kemi parë që çatia ka probleme. Si rezultat i kësaj do ti shikojmë të gjitha ndërtesat tjera që janë pranuar teknikisht. Sepse kjo po na jep një informate të zymtë rreth pranimeve teknike ne shkolla e shtëpi te shëndetit”, tha ai.
“Ne kemi filluar të bëjmë analizat e ndërtesave të ndryshme në kryeqytet. Kjo tregon se duhet me u marrë në mënyrë të përshpejtuar për ti analizuar numër të madh të ndërtesave që janë pranuar teknikisht. Për të parë a kemi problem masovik. Duhet merren masa ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës. Ne e kemi marrë me seriozitetin më te madh ta ndriçojmë rastin dhe mos të na ndodhin rastet e tilla më” , tha Rama.
Ndërsa Visar Geci tha se situata ka qenw urgjente dhe se vlerësimi është bërë nga një ekip e përbërë prej katër personave.
” Komplet kulmi ka rënë sepse struktura në bazë të cilit është ndërtuar kulmi nuk është ndërtuar sipas standardeve. Ne po dyshojmë se materiali i përdorur në kulm është mbetje e ndërtimtarisë dhe se riparimet janë bërë shkel e shko”, ka thënë Geci/Indeksonline/