Rënia e kulmit nga objekti i komunës, policia deklarohet për rastin

Policia e Kosovës është deklaruar për rrëzimin e kulmit të objektit të komunës së re të Prishtinës, që ndodhet në lagjen “Arbëria”, ku një femër mori lëndime të rënda trupore, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, viktima është dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe po vazhdon të qëndroi e shtrirë.
Për ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i cili ka urdhëruar policinë të hap rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
“Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, të enjten në orën 12:51 kemi pranuar informatën se si pasojë e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komunal. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/
