75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 10 Janar 2022 / B O

Rënia e madhe e Jose Mourinhos, po thyen rekorde të zeza me Romën, 7 gola për 48 orë!

Ambiciet e Romës për kualifikim në Ligën e Kampionëve po shuhen shpejt dhe gishtat po drejtohen nga Jose Mourinho. Humbja shokuese me Juventusin ishte konfirmim se portugezi ka krijuar një skuadër të brisht në të gjitha fazat dhe mungon mentaliteti fitues.

Roma po fitonte 3-1 ndaj Juventusit mbrëmë, por musafirëve iu deshën vetëm shtatë minuta për të shënuar tre herë duke bërë permbysjen e madhe.

Romës nuk i kishte ndodhur për 30 vite me radhë që të humbas ndaj Milanit, Interit e Juventusit në të njëjtën sezon në Serie A.

Roma ka dy humbje me radhë dhe rënditet e shtata në tabelë me vetëm 32 pikë të tubuara.

Roma ka pësuar shtatë gola në 48 orët e fundit, gjë e cila nuk i kishte ndodhur që shumë vite kësaj skuadre.

Nëse skuadra vazhdon me formë e rezultate të njëjta, nuk përjashtohet edhe opsioni i shkarkimit të Mourinhos./Indeksonline/