12:05 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / L K

Rënia e madhe e Kvaratskhelias

Khvicha Kvaratskhelia ishte lider i Napolit sezonin e kaluar drejt titullit të munguar për 33 vite me radhë. Anësori gjeorgjian, i cili erdhi nga Dinamo Batumi për 13.3 milionë euro, pati një ndikim brutal në futboll vitin e kaluar.

Kvara shënoi 12 gola dhe bëri 10 asistime në debutimin e tij në Serie A. Por besoni apo jo, marsi është muaji i fundit që kur ylli gjeorgjian ka shënuar golin e fundit.

Madje në fillim të këtij edicioni, Kvaratskhelia nuk ka bërë asnjë asist dhe nuk ka shënuar asnjë gol për Napolin. Goli i tij i fundit, një penallti, u shënua kundër Torinos (0-4) më 19 mars.

Gjeorgjiani ka humbur magjinë e tij. Nuk është për t’u habitur që Rudi García e zëvendësoi në minutën e 76-të në ndeshjen e djeshme ndaj Bolonjës./Indeksonline/