75 Mall Live Search
18:17 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Rënia e sistemit të gjendjes civile krijon tollovi në Gjilan

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se për shkak të rënies së sistemit të gjendjes civile nga e premtja në ora 11:00 e deri sot në ora 15:00, është paraqitur tollovi në zyrat e administratës, por pa fajin e Komunës.

Në një njoftim për media thuhet se Komuna e ka njoftuar me kohë Agjencionin e Regjistrimit Civil, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimit të sistemit, por të ata kanë konfirmuar se kanë probleme të serverit.

Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët që janë të verifikuarsistemuar dhe që posedojnë letërnjoftim të Republikës, që t’i kryejnë shërbimet në tre e-Kisoqet të cilat gjenden te hyrja e objektit të administratës, afër qendrës tregtare ETC dhe në e-kioskun në Cernicë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit do t’i mbajë të informuar qytetarët me kohë për këtë aspekt, duke shpresuar që nga e mërkura të evitohet ky problem.