09:38 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Rënia e temperaturave, a po nis Termokos furnizimin me ngrohje para kohe?

NP “Termokos”, SH.A. është duke finalizuar përgatitjet për fillimin e sezonit ngrohës 2022/2023.

Bazuar në aktet ligjore në fuqi, furnizimi me ngrohje për konsumatorët duhet të fillojë më 15 tetor.

Por për shkak të temperaturave të ulëta po konsiderohet i nevojshëm furnizimi me ngrohje edhe para kësaj date, sidomos gjatë mbrëmjes.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka-Fejzullahu për Indeksonline ka sqaruar se në cilat raste mund të bëhet furnizimi me ngrohje para datës 15 tetor.

“Sipas Rregullores së ZRRE-së për furnizimi me energji, nenit 6, pikes 2, përkatësisht pikës 3 të saj, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje mund të fillojë maksimalisht nga data 1 tetor, vetëm në rast se temperaturat e jashtme, në zonën e mbuluar nga ndërmarrja e ngrohjes, të matura në orën 21.00 për tri ditë radhazi do të jenë më të ulëta se 12 gradë Celzius”, u shpreh Uka-Fejzullahu.

Tutje ajo thotë se, janë duke përcjellë me kujdes lëvizjen e temperaturave, në mënyrë që të ndërmarrin masat e nevojshme bazuar në situatën meteorologjike./Indeksonline/