Rënia e vinçit, merr jetën e automekanikut në Kaçanik

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kaçanikun, ku një person humbi jetën në vendin e punës.
Viktima është Orhan Bela, 37-vjeçar, pronar i autoservisit të njohur “Te Kida”, raporton Indeksonline
Sipas informacioneve të para, gjatë punës një vinç ka rënë mbi të, duke shkaktuar lëndime fatale.
Pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai nuk arriti të mbijetojë.
Orhan Bela njihej si një djalë i përkushtuar ndaj profesionit dhe një qytetar shembullor.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka lënë në pikëllim familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin e Kaçanikut./IndeksOnline/