Rënia enorme e sasisë në Drinin e bardhë detyron izolimin e rrjedhës

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ekipet e terrenit janë detyruar që të ndërmarrin veprime operative në izolimin dhe koncentrimin e burimit të Drinit të bardhë, pas rënies enorme të sasisë ujit.
Në njoftim zyrtar të kompanisë bëhet e ditur se veprimet kanë rezultuar me sukses, ndërsa nga mbrëmja pritet që rezultati të jetë i prekshëm edhe për konsumatorët.
“Pasojë e rënies së sasisë probleme të theksueshme në furnizim po paraqiten në B.T. ‘Xhemajl Kada’, B.T. ‘Kristali’, B.T. ‘Rrokaqielli’, një pjesë e B.T. ‘Haxhi Zeka’ dhe rrugë të tjera dytësore.
KRU ‘Hidrodrini’ po bënë përpjekje maksimale që këtë situatë ta tejkalojë me sa më pak mungesë të ujit të pijshëm për konsumatorët” thuhet në njoftim.
Me këtë rast, KRU “Hidrodrini” ka kërkuar nga konsumatorët që të përdorin racionalisht ujin.
“Një gjë e tillë do lehtësonte furnizimin proporcional me ujë për të gjithë dhe do ndikonte në zbutjen e reduktimeve.
Kujtojmë se situatë e njëjtë paraqitet në tërë zonën tonë të mbulueshmërisë e pothuaj edhe në të gjitha rajonet e Kosovës” thuhet tutje në njoftim.