Rënie drastike e importit të mjeteve piroteknike
Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë sivjet ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, por edhe vitet paraprake për shkak të rritjes së akcizën për kilogram.
Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2017 importi i mjeteve piroteknike krahasuar me vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike. Gjatë 12-mujorit të këtij viti në territorin e Kosovës janë futur mjete piroteknike në vlerë rreth 37.000 euro.
Nëse krahasojmë me vitin e kaluar importi është për 50 për qind më i vogël.
Zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për Indeksonline se ka një rënie të importit të piroteknikës ndoshta edhe e futjes së akcizës për kilogram.
“Në 5 vitet e fundit ka një ulje të importit edhe për shkak futjes se akcizës prej 2 euro për kilogram. Deri tani kemi import prej 23 mije kilogramve me vlere rreth 37 mije euro. Derisa vitin e kaluar kishim 74 mije kg me vlere mbi 100 mije euro”, ka treguar Stavileci.
Ndërkaq sipas të dhënave të njëjta gjatë vitit 2015 importi i mjeteve piroteknike kishte filluar rënie në duke u importuar në vlerë prej 387.173 euro.
Gjatë vitit 2014 ishin importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare kanë qenë 1.8 milion euro. /Indeksonline/