75 Mall Live Search
20:01 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Rënie e numrit të votuesve në Deçan!

Sot janë mbajtur Zgjedhjet Parlamentare në gjithë territorin e Kosovës. Qendrat e Votimit tashmë janë mbyllur dhe ka filluar procesi i votimit.

Sipas rezultateve të KQZ-së në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje, në Komunën e Deçanit rezulton që kanë dal vetëm 39.55% apo 15 mijë e 116 qytetarë kanë votuar, transmeton Indeksonline.

Nëse e krahasojmë me zgjedhjet e 2019-ës, në Deçan ka rënie të numrit të votuesve.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës kishin dal 16 mijë e 282 qytetarë për të votuar apo 40.14%.

1 mijë e 166 votues më pak kanë dal në zgjedhjet e sotshme./Indeksonline/