75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

Rënie fatale nga banesa në Skenderaj, ky është 26-vjeçari që humbi jetën

Sot rreth orës 21:00 një person ka humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i 8-të i një objekti banesor në Skenderaj.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se viktima është, Fidan Mulaj, nga fshati Runik.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia ku njoftoj se Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit./IndeksOnline/