Renovimi i zyreve të administratës, Pejës i kushton gati 28 mijë euro
Komuna e Pejës ka planifikuar të bëjë renovim të zyreve të administratës komunale.
Në kontratën me titull “Renovim i zyreve të administratës Komunale në Pejë” bëhet e ditur se kjo do t’i kushtojë prej 27 mijë e 689 euro.

Ky tender i është një operatorit ekonomik me adresë në Pejë.
Data e dhënies së kontratës dhe e nënshkrimit të saj është 12 prill.

Për këtë tender kishin aplikuar tetë operator, ku ‘TOSI-SH.P.K’ i është dhënë kontrata./Indeksonline/