“Rent a Car”, kujdes nga ky person, është mashtrues!

Mashtrimet me qiramarrjen e veturave ka qenë si dukuri e njohur në Kosovë kohët e fundit. Një nga personat e përfshirë në këtë dukuri është 27- vjeçari nga Plemetini, Skënder Arifi.
Ai dyshohet të jetë i përfshirë në disa mashtrime të qiramarrjes së veturave.
Madje në një rast e ka marrë veturën me qira dhe nuk e kthyer më duke u zhdukur edhe nga “radarët” e policisë.
Për të kryer këtë veprimtari, Arifi dyshohet se përdorë dokumentacione false duke i mashtruar kompanitë private. Për personin në fjalë është e njoftuar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/