Rentgeni në dhomën e mjekut në Emergjencën e Podujevës, reagon shefi i Asamblistëve të LDK-së

Shefi i Asamblistëve të LDK-së në Podujevë, Valon Demolli ka publikuar pamje nga Emergjenca e Podujevës, ku shihet se në dhomën e mjekur gjendet edhe një aparaturë rentgen.
Ai thotë se aparatura rentgenit duhet të vendoset në dhomë të izoluar dhe të përdoret nga staf i kualifikuar.
Shkrimi i plotë:
Në foto mund të shihni si duket dhoma e një mjeku në Emergjencën e Podujevës,siç mund të shihet edhe në foto atu gjendet edhe një aparaturë rëntgen.
Si ka mundësi që aparatura të ri-funksionalizohet në dhomën e mjekut?! Si lejohet të rrezikohet jeta e qytetarëve me rrezatim nga ky rëntgen?!
Normalisht aparatura e rëntgenit duhet të vendoset në dhomë të izoluar dhe të përdoret nga staf i kualifikuar.
Edhe kjo aparaturë është rezultat i gërmimeve nga 20 vjecari i kaluar apo jo?