Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, së shpejti në shërbim të qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetjen financiare, që i hap rrugë funksionalizimit të repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Ministriosë së Shëndetësisë..
Në njoftim po ashtu thuhet se kjo marrëveshje, krijon mundësitë që paralelisht me funksionalizimin e repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ministria e Shëndetësisë të investojë dhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor./Indeksonline/