18:09 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reperët e njohur kosovar reagojnë ndaj rastit të dhunës në Drenas!

Rasti i dhunimit të një të miture në Drenas nga mësuesi dhe më pas edhe polici ka bërë që shumë figura publike të reagojnë.

Në mesin e tyre edhe reperët e njohur, Mozzik dhe Capital T përmes statuseve në rrjetet sociale kanë kërkuar që të luftohen rastet e tilla, shkruan Indeksonline.

“Shpresoj qe ni dite kom me u çu prej gjumit edhe me pa qe Kosova osht shume ma mire se ni Kosove me shume raste si : pedofili, greva, vrasje, plaqkitje etj etj, e Kosova me ni ekonomi, gjyqsi, arsim e shendetsi t’dobt e me varfni ishte veq ni anderr e keqe.O Zot drejtona rrugen e pastrona prej ton ktyne t’kqiave ”, ka shkruar Capital T.

Ndërsa, Mozzik ka kërkuar që rastet e tilla të jenë të fundit që ndodhin derisa ka treguar se do i bashkohe protestës që u mbjat sot në Prishtinë./Indeksonline/