75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reperi ‘A$AP Rocky’ rrezikon deri në 6 vite burg në Suedi

A$AP Rocky gjendet në arrest në Suedi për shkak të një përleshje në rrugë dhe tanimë ai po përballet me një akuzë shumë të rëndë, edhe pse ai postoi një video  ku tregon se ai dhe ekipi i tij nuk ishin agresorët, përcjellë Indeksonline.

Zbatimi i ligjit në Stokholm është mjaft i rrept, andaj policia ka arrestuar reperin për sulm të rëndë dhe rrezikim të integritetit truporë.

Dëshmitarët tregojnë se përleshja ka filluar pasi njeri që po ruante A$AP pati një mosmarveshje me një tjetër.

Thuhet se policët e Stokholmit tani mund të mbajnë Rocky-in deri në 3 ditë, ndërsa prokurorët vendosin nëse do ta ngarkojnë atë me faj. Nëse ata e bëjnë, parashihet mundësia  deri në 6 vjet në një burg suedez.

Thuhet se 3 persona të tjerë u arrestuan gjithashtu … 2 me dyshimin për sulme të rënda dhe 1 për dyshime për sulme. Është e paqartë se cila është marrëdhënia e tyre me A$AP. /Indeksonline/