75 Mall Live Search
15:36 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Reperi amerikan, baba për herë të parë

Aaron Carter është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Melanie Martin, disa javë pas arrestimit të saj për abuzim në familje.

32-vjeçari e bëri njoftimin përmes Instagramit të martën. 

‘Është e vërtetë se jemi në pritje të një fëmije,’ u tha ai fansave pasi tregoi një test pozitiv të shtatzënisë. “Unë do të jem me siguri një baba i zënë.”

Ai pastaj shtoi: ‘Ky është njoftimi zyrtar. Ne jemi shtatzënë’.

Lajmi vjen më pak se një muaj pasi Melanie u arrestua për abuzim  në familje.

Carter për revistën People tha se ishte i kënaqur dhe se ka pritur me padurim të bëhet baba. 

“Kjo është ajo që ne të dy duam,” tha ai, duke pranuar se çifti kishte planifikuar shtatzëninë. ‘Ne të dy po përpiqeshim për të. Unë jam përqendruar vetëm në të ardhmen dhe duke qenë baba. Dua të jem baba i mirë”./Indeksonline/