Reperi amerikan del pozitiv për Covid-19, ndërsa pret gjykimin për vrasjen e dyfishtë

Reperi amerikan YNW Melly thotë se ai testoi pozitiv për COVID-19 ndërsa ishte duke pritur gjykimin në Florida për vrasjen e dyfishtë.
Ekipi i reperit pretendon se ai doli pozitiv për koronavirus ditën e enjte, ndërsa ishte duke u mbajtur në burgun e Broward County.
YNW Melly thotë se shpreson të marrë mbështetje nga fansat e tij, ndërsa përpiqet të shërohet dhe të luftojë virusin.

Ekipi i Melly thotë se ai do të bëjë kërkesë që të lirohet nga burgu për një kohë në mënyrë që të marrë një kujdes më të mirë shëndetësor. Përfaqësuesit e tij gjithashtu pohojnë se burgu nuk është i përgatitur për të trajtuar virusin.
YNW Melly është në një burg në Florida për më shumë se një vit pasi u arrestua dhe u akuzua në vrasjen e dyfishtë të dy miqve të tij.
Melly është i famshmi i fundit që u diagnostikua me COVID-19 … së bashku me Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba dhe të tjerët./Indeksonline/