10:00 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Reperi amerikan feston dorëheqjen e kryeministres britanike, arsyeja do ju habisë

Reperi amerikan, Tyler The Creator ka festuar dorëheqjen e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May.

The Creator kishte pasur probleme me të në të kaluarën. Theresa May ia kishte ndaluar hyrjen atij në vitin 2015-të, transmeton Indeksonline.

“Theresa po shkon, unë po kthehem.”, tha reperi.

Këngët e tij në dy albumet, ‘Bastard’ dhe ‘Goblin’  ishin cilësuar si kërcënim për sigurinë publike të Britanisë./Indeksonline/