18:33 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Reperi amerikan gjendet i pajetë në makinë me plagë të shumta

Ditën e sotme, Reperi i njohur amerikan Brian Trotter, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

Pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë të mbuluar me një batanie, ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.

Bëhet me dije se në trupin e reperit janë gjetur plagë të shumta nga të shtënat me armë dhe se Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia.