22:31 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Reperi amerikan ia vjedh ‘1 Janarin’ Ledri Vulës (Video)

Ledri Vula është një nga reperët më të famshëm dhe më të kërkuar kosovar. Por duket që këngët e tij dëgjohen e bëhen inspirim edhe në Amerikë, shkruan Indeksonline.

Madje një nga reperët amerikan i njohur si A$AP Rocky ia ka vjedhur një nga këngët Ledrit.

Sot A$AP Rocky ka lansuar projektin e tij të fundit muzikor që mban titullin “A$AP Forever”, ndërsa vërehet shumë mirë ngjashmëria me këngën ‘1 Janari’ të Ledrit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet Ledri, ai përmes një Instatory ka shkruar: “E vogël bota, po na kopjojnë amerikanët”./Indeksonline/