23:12 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reperi amerikan kopjon idenë e Capital T për koncertin “Time Capsule”?

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka planifikuar që më 20 shtator të mbajë një koncert recital “Time Capsule”, në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ai dhe ekipi i tij kanë bërë gati gjithçka që koncerti të shkojë sa më mirë, teksa u bë e ditur se plot 200 mijë euro janë kostot e shpenzimeve të këtij koncerti.

Image result for capital t time capsule

Duket se kjo ide e tij për një mbrëmje muzikore recitale nën konceptin e “kapsulës së kohës”, ka rënë edhe në syrin e të famshmëve ndërkombëtarë.

Një prej tyre është reperi i famshëm amerikan, Ja Rule, i cili mesa duket ka spikatur idenë e Kapos për këtë koncert, teksa ka vendosur të bëjë edhe ai një të tillë, thuajse identik.

Ai ka publikuar në rrjete sociale togfjalëshin “Time Capsule” teksa ka shkruar se historia do të zbulohet me anë të këtij projekti madhështor.

Mesa duket, kreativiteti i reperi nga Prishtina është bërë frymëzim edhe për reperët e huaj.

Për ata që nuk e njohin, Ja Rule, është reper shumë i suksesshëm në ShBA, teksa -ka incizuar këngët e tij në studiot më të famshme amerikane, ndër to edhe në labelin e Jay-Z, “Roc Nation”.