75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

Reperi bëhet babagjysh, shpërndanë mijëra euro për të varfërit

Reperi, Fedez ka vendosur që këtë fundvit të bëhet babagjyshi i Vitit të Ri për disa familje.

Me një Lamborghini dhe me një çantë shpine fëmijësh, ai ka shpërndarë mijëra euro për 5 njerëz që kishin probleme me ekonominë për shkak të pandemisë.

Paratë ju dhanë një motoristi, një burri të pastrehë, një artisti, një kamarieri dhe një vullnetari që punonte me ambulancat.

“Paratë u dhuruan nga ndjekësit e mi në kanalin e Twitch. Ata zgjodhën kategoritë sociale që donim të mbështesnim, ata të cilët po vuajnë më shumë efektet e krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Na u deshën tre orë për të gjetur njerëzit e duhur, por ishte  gjë e bukur”-tregoi Fedez në Instagram.