75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / AR

Reperi e “çon” publikun në këmbë, i bën propozimin e ëndrrave së dashurës

Reperi Young Thug e surprizoi të dashurën e tij, këngëtaren Mariah the Scientist, duke i propozuar martesë drejtpërdrejt në skenë gjatë koncertit të tij bamirës, në Atlanta.

Momenti romantik ndodhi më 16 dhjetor në State Farm Arena, ku reperi ndërpreu performancën e tij për të bërë pyetjen vendimtare, duke shkaktuar një shpërthim entuziazmi midis mijëra fansave, transmeton Indeksonline.

Ndërsa fjalët “a do të martohesh me mua”?- shfaqeshin në ekranet e mëdha në sallë, publiku bërtiste dhe videoja e momentit prekës u bë shpejt virale, duke mbledhur qindra mijëra shikime. Pasi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jeffery Lamar Williams, vendosi unazën në gisht, Mariah tha po.

Interesante është se fejesa erdhi vetëm dy ditë pasi Mariah the Scientist foli hapur për dëshirën e saj për martesë në një intervistë me Power 105.1. Kur u pyet se ku e sheh veten pas pesë vjetësh, këngëtarja tha se dëshiron të “qetësohet” dhe të martohet./Indeksonline/