09:20 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / AR

Reperi e konfirmon lajmin, po bëhet baba për herë të 10-të

Reperi e aktori i famshëm, Nick Cannon, ka bërë të ditur se po bëhet sërish baba.

Lajmin e zbuloj përmes një video në Instagram, ku shihet bashkë me të dashurën e tij e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Mijëra njerëz e uruan çiftin, duke lenë komente të ndryshme.

Ai po bëhet baba për herë të dhjetë, pasi ka edhe 9 fëmijë tjerë nga lidhjet e mëparshme./Indeksonline/