15:38 / E Martë, 16 Gusht 2022 / LB

Reperi Fero lirohet nga paraburgimi

Feronit Abazi, i njohur si Fero, reper, është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Gjilanit.

Avokati i Feros, Ilir Shaqiri, e ka konfirmuar për Nacionalen lirimin e klientit të tij.

“Iu ka shkëput masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërprerë masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.

“Atij i vjen keq, e kanë arrit marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai.

“Kanë pasur marrëveshje me shkrim tek noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri.

Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.