10:04 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reperi Gashi, arrin këtë sukses me këngën e fundit

Reperi me prejardhje shqiptare Labinot ‘Larry’ Gashi, i cili karrierën e tij e ka filluar dhe po e zhvillon në Brooklyn të New York-ut, ka arritur të pritet mirë nga publiku me projektet e tij muzikore, shkruan Indeksonline.

Ai ka një stil mjaft të veçantë të këndimit, si dhe mënyrës se si performon, andaj edhe është mjaft i dashur për publikun.

Kënga e tij e fundit me titull ‘Safety’ ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm me Dj Snake.

Suksesi i kësaj kënge padyshim se e ka bërë të lumtur edhe vetë reperin me prejardhje shqiptare.

Në kanalin e njohur për dëgjimin e muzikës ‘Spotify’, për një muaj Gashi ka marrë mbi 3 milionë dëgjime në këngën e re Safety, e këtë sukses ai e ka ndarë me fansat e tij në Instagram. /Indeksonline/