18:57 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reperi Gashi gati për ‘Sunny Hill Festival’, promovon Kosovën para miliona fansave

Reperi me prejardhje shqiptare Labinot ‘Larry’ Gashi, apo siç njihet me emrin artistik ‘Gashi’ është mjaft i suksesshëm në skenën muzikore ndërkombëtare.

Gashi i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në secilin rast e ka shprehur krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare, pa hezituar në asnjë moment.

Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet në Prishtinë mes 2, 3 dhe 4 gushtit.

E së fundmi edhe përmes llogarisë së tij në Instagram, ku ndiqet nga miliona fansa ai ka publikuar fotografi ku tregon se do të marr pjesë në Kosovë, saktësisht në Prishtinë.

Kujtojmë që ky është një promovim i mirë për vendin tonë, ngase Gashi ka shumë fansa në arenën ndërkombëtare. /Indeksonline/