19:51 / E Martë, 01 Janar 2019

Reperi Gashi sjell një pjesë nga projekti i ri

Reperi i njohur shqiptar, Gashi ka pasur një vit tejet të suksesshëm ndërsa në vitin 2019 ai pritet të ‘shpërthejë’ edhe më shumë.

Një numër projektesh muzikore ai ka treguar që tashmë i ka gati, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, një pjesë të shkurt nga projekti i tij i ri ai e ka publikuar në faqen zyrtare të Instagramit.

‘Ky do të jetë viti im, muzik e re’ ka shkruar Gashi.

Kujtojmë që Gashi gjatë këtij viti do të sjell edhe një bashkëpunim me reperin më të suksesshëm shqiptar, Ledri Vula./Indeksonline/