75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Reperi i famshëm gjerman, Bushido infektohet me Covid-19

Reperi i njohur gjerman, Bushido, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi në një postim në Instagram.

“Edhe pse i mora shumë seriozisht të gjitha masat, sot rezultova pozitiv ndaj Covidit-19”, shkruan reperi Bushido në postimin e tij në Instagram nga e marta në mbrëmje.

Në të njëjtën kohë, ai u drejtohet mohuesve të pandemisë dhe teoricinëve të konspiracionit: “Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje t’ju kuptoja. Mirreni çështjen seriozisht dhe kushtojini vëmendje qenieve tuaja njerëzore”.

Edhe avokati i tij konfirmoi për Spiegel.de se 42-vjeçari ishte infektuar me Covid-19

Të mërkurën Bushido, emri i vërtetë i të cilit është Anis Ferchichi, duhej të vazhdonte dëshminë e tij në gjyqin kundër Arafat Abou-Chaker-it në Gjykatën e rrethit në Berlin. Avokati tashmë kishte informuar gjykatën, Zyrën e prokurorit publik dhe mbrojtjen se klienti i tij ishte infektuar dhe tha se ai dhe Bushido nuk do të merrnin pjesë në seancën e së mërkurës.

Arafat Abou-Chakeri akuzohet, ndër të tjera, për tentativë zhvatjeje të rëndë, dhunë fizike. Ai thuhet se e ka mbyllur Bushidon brenda, e ka goditur dhe fyer atë në janar 2018 pasi reperi përfundoi marrëdhënien e tij afatgjatë të biznesit me Abou-Chakerin. Tre nga vëllezërit e tij akuzohen gjithashtu. Bushido është dëshmitari kryesor në gjykim./Indeksonline/