75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reperi i njohur akuzohet se abuzoi seksualisht me fëmijë

Reperi i njohur amerikan, R.Kelly nga Prokuroria e Shtetit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me 10 persona.

Sipas asaj që shkruhej në akuzë, 9 nga 10 personat e abuzuar ishin fëmijë të moshës 13 deri 16 vjet, mëson TMZ.

Sipas burimeve të afërta me familjarët, reperi pritet që të kthehet vullnetarisht te autoritetet. Prokurorët kanë kërkuar nga gjykatësi që të lëshoj urdhër arresti për Kellyn.

Çdo akuzë e bërë në drejtim të reperit bartë një dënim maksimal prej 3 deri në 7 vjet burg./Indeksonline/