75 Mall Live Search
22:51 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë, ndan lajmin me foton e ëmbël

Reperi i njohur, Kendrick Lamar është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një foto nga albumi i tij i ri “Mr. Morale & The Big Steppers”.

34-vjeçari konfirmoi në kopertinën e albumit të tij të pestë se ai dhe e fejuara e tij, Whitney Alford, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Në foton e publikuar në Instagram, reperi shfaqet me vajzën e tij 2-vjeçare në krahë, ndërsa e fejuara e tij, e ulur në një shtrat dhe duke ushqyer fëmijën e dytë.

Kujtojmë që dyshja e filloi lidhjen në shkollën e mesme dhe konfirmoi fejesën në vitin 2015.