23:27 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reperi i njohur dënohet për abuzim seksual ndaj një të miture

Reperi i njohur Tekashi69 morri një lajm të mirë, atij iu shqiptua dënim prej 4 vitesh nën mbikqyrje.

Tekashi u fotografua gjatë të premtës duke dalur nga gjykata e Nju Jorkut, për ta shqyrtuar lëndën në rastin e abuzimit seksuale ndaj një të miture, shkruan Indeksonline.

Avokatët mbrojtës të reperit kishin kërkuar mbikqyrje me kusht të reperit në vend të dënimit me burg dhe është pikërisht ky vendimi të cilin gjykata morri ndaj reperit.

Ai do të jetë për katër vitesh me radhë nën mbikëqyrje dhe shërbime të komunitetit. Fillimisht reperi do të jetë në mbikëqyrje për një vit dhe në qoftë se ai do të dëshmoj me sjellje të mirë ky dënim do të i shqiptohet edhe në tri vitet e ardhshme, reperi poshtu do të bëj shërbim prej 1000 orëve ndaj komunitetit.

Sipas provave të dorëzuara në prokurori, reperi 6ix9ine u shpall fajtor për abuzimin seksual ndaj një të miture të moshë 13 vjeçare në tetor të vitit 2015, në kohë kur reperi nuk ishte ende i famshëm./Indeksonline/

 

Temat: