13:32 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / V R

Reperi i njohur dhuron ushqim falas për familjet në nevojë

French Montana ka bërë një gjest për të duartrokitur pasi ka dhuruar ushqim falas për disa familje në nevojë.

Reperi ka dhuruar gjëra ushqimore për qindra familje në terrenin e shtëpisë së tij, në mënyrë që ata të kenë pjatën për Ditën e falënderimeve.

Reperi u bashkua me anëtarët e City Harvestit të hënën duke financuar komunitetin e tij në Bronx në dhurimin e më shumë se 500 familjeve në nevojë.

Frenchi është artisti i radhës që ka dhuruar për ata që kanë nevojë kur po afrohen festat. Këtë fundjavë të kaluar, njerëz të famshëm si Dr. Dre dhe Nick Cannoni morën pjesë në sfidën mbarëkombëtare Feed Your City Challenge në Compton.

Dita e falënderimeve dhe Krishtlindjet janë gjithmonë të vështira për familjet që luftojnë financiarisht, por pandemia COVID-19 e ka bërë më të vështirë për shumë më tepër. Kështu emra të njohur kanë treguar zemërgjerësinë, duke u dalë në ndihmë./Indeksonline/